×
Show / Fashion

“Diamanti i zi”, molla e rrallë që do të kultivohet edhe në Shqipëri

Insajderi
09 May 2019 - 11:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Molla e zezë rritet në 10.000 metra mbi nivelin e detit kryesisht në majat e Tibetit. Kjo mollë e varieteti të rrallë me emrin “Diamant i zi”, do të kultivohet edhe në Shqipëri, shkruan Shekulli.

Ajo çfarë i bën këto mollë të veçanta janë vlerat e larta ushqyese ashtu si edhe shija unike e tyre që nuk ka të krahasuar me llojet e tjera të mollëve, pavarësisht shijes së tyre të mirë. Kjo mollë është krejt ndryshe nga të tjerat. Ngjyra e saj është vjollcë shumë e errët që i përafrohet të zezës, sidomos në agim. Ndryshimi i parë qëndron tek ngjyra e cila vjen si pasojë e ekspozimit të tejzgjatur të frutit në rrezet e diellit. Ashpërsia e tulit të frutit i atribuohet kushteve të rënda klimatike në majë të malit ku temperaturat bien ndjeshëm. Mollës së zezë i duhet të mbijetojë në këto kushte dhe formon një lëkurë më të trashë për t’u mbrojtur nga ngrica.

Kjo lëkurë e mbron dhe e ruan shijen e brendshme të mollës e cila përshkruhet si e jashtëzakonshme. Molla e zezë është një frut shumë i ëmbël që nuk ka të dytë por për fat të keq është e paarritshme. Mbledhja e frutit me duar është krejt e pamundur për njerëzit e thjeshtë, përveç atyre që janë të krimbur në para.

Njerëzit në Tibet, thonë se është më e lehtë të ngjitesh në Malin Everest se sa të këpusësh një mollë si kjo. Megjithatë, variante të kësaj molle janë parë të shiten në Azi, por vetëm me disa kokrra.

Kjo për arsye të vështirësive që hasin fermerët për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kësaj molle. Arsyeja kryesore është temperatura e ulët që mundëson rritjen e kësaj molle të çmuar e elitare.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark