KF Llapi ka noftuar se ka nënshkruar kontratë profesionale me njërin ndër futbollistët më të mirë të Akademisë, kapitenin e ekipit U19, Diar Vokrri.
Vokrri, 18 vjeç është mesfushor defensiv dhe që ka luajtur edhe si mbrojtës i djathtë në disa ndeshje me juniorët e po ashtu ka zhvilluar edhe tri-ndeshje me ekipin e parë në edicionin vjeshtor.
Ai ka qenë i rregullt këtë edicion në përgatitje me ekipin e seniorëve dhe poashtu do jetë i grumbulluar në kampin e ekipit në Antalya, që do filloj prej datës 16 janar.
Trajneri i ekipit, Tahir Batatina e ka vlerësuar lartë angazhimin e Vokrrit tash e disa vite me Llapin dhe me ngulm ka kërkuar ta blindoj me kontratë afatgjate katër-vjeçare.