×
Insajderi

“Diaspora të braktisi Albin!”

Insajderi
21 May 2023 - 16:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Diaspora të braktisi Albin!” kështu e ka nisur postimin e fundit deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas saj, diaspora më nuk është në përkrahje të kryeministrit, Albin Kurti siç ishte dikur.

Kjo pasi që nën qeverisjen e tij, sipas Shoshit, mërgata po përballet me probleme të shumta siç është edhe paisja me pasaporta e mungesa e materialit për këto dokumente.

Postimi:

Diaspora të braktisi Albin!

“Diaspora Flet” ishte titulli i konferencës që Germin e organizoi për 3 ditë.U përfol se do të jetë konferenca më e madhe e diasporës shqiptare. Ndërsa pas kësaj konference, heshtje.

A thua pse? Sepse diaspora vërtetë foli! Ajo diasporë që me shumicë i votoi për t’i sjellë në krye të institucioneve, ka parë paaftësinë e kësaj klase qeverisëse e janë dëshpëruar totalisht nga këta. Prandaj edhe u organizua tani e jo gjatë verës kur diaspora është në Kosovë.

Diasporës, kjo klasë qeverisëse, ia ka vështirësuar lidhjet me Kosovën; i ka pamundësuar edhe shërbimet bazike, si paisja me pasaporta për shkak të paaftësisë së tyre për të siguruar material për dokumente të identifikimit, ndërkaq ligjin e shumëpërfolur për diasporë akoma nuk e kanë sjellë në Kuvend.

Ndërkohë, e kanë gojën plotë për kthimin e mërgatës. Me këtë ritëm të qeverisjes, jo kthim të mërgatës, por druaj do të ketë dyfishim të saj nga viti tjetër. Në dy vite, kjo klasë qeverisëse e ka mbytur edhe atë pak shpresë që qytetarët e këtij vendi kanë pasur, e tash një nga një, të gjithë po i braktisin.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark