×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Diçka që nuk e keni parë – Ky është momenti kur Kylian Mbappe injorohet totalisht nga Jordan Henderson

    Insajderi
    11 December 2022 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një incident qesharak është regjistruar nga kamera para çerekfinales së Francës kundër Anglisë (2-1) për Kupën e Botës.

    Me dy skuadrat në tunel, pak para se të futej në fushë, Kylian Mbappe shkoi të shtrëngonte dorën me Jordan Henderson që ndodhej pranë tij.

    Por mesfushori i Liverpool-it e injoroi plotësisht sulmuesin e Parisit, i cili reagoi me një buzëqeshje.

    Është e paqartë nëse Henderson ishte thjesht plotësisht i fokusuar dhe nuk e pa 23-vjeçarin apo zgjodhi ta injoronte atë përpara se të përballeshin me njëri-tjetrin.

    Megjithatë, edhe Mbappe ishte i buzëqeshur në fund të ndeshjes, pasi Franca u kualifikua në gjysmëfinale 2-1. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark