×
  • Showbiz
  • Show

    “Diferenca në moshë”- pas shumë vitesh martesë Adelina Tahiri përmend arsyen e krizës

    Insajderi
    30 April 2023 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa kohë më parë Adelina Tahiri foli për bashkëshortin e saj ku zbuloi se martesa e tyre momentalisht po përjeton një krizë. E pas kësaj deklarate që bëri bujë, këngëtarja e njohur nga Shkupi publikoi një këngë të re.

    Kënga fliste për ndarje dhe fansat e saj menjëherë menduan se balada ishte një dedikim. Së fundmi, këngëtarja ka folur për marrëdhënien e saj me të, ku ka sqaruar situatën aktuale.

    Adelina u shpreh se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron në fund.

    “Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar“- u shpreh ajo.

    Më tej, artistja la të kuptohet se faji i kësaj ‘krize’ ishte i saji, pasi u shpreh se ata që janë në moshë të madhe, bëjnë më pak gabime.

    “Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”- tha Tahiri.

    Kujtojnë se Adelina është e martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark