×
  • Showbiz
  • Show

    Digjet për herë të dytë brenda muajit lokali i Noizyt – dyshohet të jetë e qëllimshme

    Insajderi
    29 June 2023 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka marrë flakë gjatë natës lokali i këngëtarit të njohur Noizy në zonën e Currilave të Durrësit.

    Kjo është djegia e dytë, që dyshohet sërish të jetë e qëllimshme, brenda këtij muaji në lokalin në emër të babait të tij B. Rajku.

    Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie, zjarrfikëse si dhe një autoambulancë.

    Noizy (Foto: Noizy/Instagram)

    Zjarri në herën e parë të këtij muaji u njoftua nga vetë biznesi se ka qenë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale./tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark