×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Digjet sërish Kurani në Suedi

    Insajderi
    15 August 2023 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një kopje e Kuranit është përdhosur në kryeqytetin suedez pasi dy burra shkelmuan librin e shenjtë mysliman dhe dogjën disa nga faqet përpara parlamentit në mes të një pranie të madhe policie.

    Incidenti i së hënës shënoi herën e dytë brenda pak javësh që Salwan Momika, 37 vjeç dhe Salwan Najem, 48 vjeç, kanë djegur Kuranin, një akt i lejuar sipas ligjeve suedeze për lirinë e fjalës.

    Megjithatë, dyshja u përballën me reagimin e një grupi aktivistësh suedezë, të cilët u kërkuan të ndalonin aktin provokues.

    Policia, duke mbrojtur sulmuesit, arrestoi një nga aktivistët, i cili lëvizi për të penguar sulmin, raporton aljazeera.

    Momika, i cili dëshiron që feja islame të ndalohet në Suedi, tha se do të vazhdojë veprimet derisa të ndodhë kjo.

    Ndryshe, Momika edhe më parë ka djegur Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkonte me ditën e parë të Kurban Bajramit, festës së myslimanëve. /Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark