Insajderi
Lajme

Dijamant Zabërgja, viktima e tretë shqiptare në Munich

Insajderi
23 July 2016 - 09:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dijamant Zabërgja është viktima e tretë shqiptare e regjistruar në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Munih të Gjermanisë.

Në një njoftim të botuar në profilin e tij në Facebook, Baton Zabërgja, i cili është djali i xhaxhait  të Dijamantit, ka konfirmouar këtë lajm.

“Me pikëllim të thellë njoftoj familjarët, shokët, farefisin se djali i axhës tim Dijamant Zabërxha 21 Vjeçar u vra dje në Minhen nga dora terroriste! O Zot na ndihmo”, ka shkruar në profilin e tij Baton Zabërgja.

Lajmi në fjalë nuk ka mundur të konfirmohet ende as nga përfaqësuesit diplomatik të Kosovës dhe as nga policia e Munihut të Gjermanisë.

Deri më tashti jozyrtarisht flitet për dy viktima shqiptare: Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe tashti edhe Dijamant Zabërgja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark