×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dikur gjuanin molotov, sot po i fshehin nga 50 mijë euro”, reagon deputetja Bytyqi

    Insajderi
    25 June 2022 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar pas raportimeve se deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkretës, i janë vjedhur 50 mijë euro para të gatshme nga banesa e tij në Prishtinë.

    Në një postim në Facebook, Bytyqi ka ironizuar duke thënë se VV-së dikur iu gjenin gurë e motolovë, ndërsa sot po iu gjinden e konfiskohen 50 mijë euro.

    Ajo madje e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se “qysh i ke pasanikët”.

    “Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark