×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dikur gjyqtar i njohur në Kosovë, sot punëtor në qebaptore

    Insajderi
    09 November 2021 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I njohuri si “bugari”, pak kush e njeh si Vetoni, dikur gjyqtar i mirënjohur i futbollit dhe hendbollit, sot punëtor në qebaptore në qendër të qytetit në Ferizaj.

    Është Veton Selmani, ish gjyqtar i gjeneratës së sakrificës (1991-1999), pasluftës referoi një kohë të gjatë në futboll e hendboll në Superligë, gjithmonë i vlerësuar me nota të mira.

    Gjyqtar anësor në elitën e futbollit të Kosovës.

    Feriz Parllaku e Veton Selmani, pothuajse një duet i pandashëm në hendboll. Në hendboll njiheshin si dyshja e famshme, po ashtu edhe në futboll kudo ishin së bashku.

    I njohur si “bugari”, përderisa në fushën e futbollit e hendbollit, gjithmonë ishte në presion të lojës, mos vallë po gabon diku, edhe në zejen e qebaptores është tejet i përpiktë dhe nuk lejon ndonjë gabim eventual.

    Image

    Sot jeton një jetë të qetë, pa brenga, ndonjëherë kujton kohërat e vështira të viteve të 90-ta, por gjithmonë krenarë që dhe kontribut për shtetin e Kosovës./BotaSot/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark