×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dikur i denonconte si të jashtëligjshme, dokumentet dëshmojnë që Alban Hyseni ka angazhuar dhjetëra punonjës me kontratë mbi vepër

    Insajderi
    12 August 2022 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i Gjilanit, Alban Hyseni dikur deklaronte se kontratat në vepër përbëjnë shkelje ligjore. Por, siç duket, Hyseni shpejt ka harruar zotimet e tij. Insajderi ka siguruar dokumentet që dëshmojnë që Alban Hyseni ka angazhuar dhjetëra punonjës me kontratë mbi vepër.

    “E di që ka pasë shumë njerëz të punësuar  edhe në bibliotekë edhe në vende të tjera, me kontratë në vepër, 55 gjithsej. Pra, afërsisht pasi ne kemi marrë detyrën kanë skaduar me datën 31 dhjetor, afërsisht 22 ditë pasi kemi marrë detyrën kanë skadu. Nuk mund të vazhdojë dokumente marrëdhënie kontraktuale mes komunës dhe palëve tjera që janë të jashtëligjshme” – kishte thënë dikur Alban Hyseni.

    Por, Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentet që dëshmojnë që Alban Hyseni ka angazhuar dhjetëra punonjës me kontratë mbi vepër.

    Vetëm në zyrën e tij, Hyseni me kontratë mbi vepër i ka të punësuar hiç më pak se 11 punonjës.

    Derisa, në të gjithë komunën e Gjilanit me kontratë mbi vepër janë të punësuar afro 50 të tillë.  

    Lista e të angazhuarëve me kontrata mbi Vepër – Pastures në QKMF
    Lista e të angazhuarëve me kontratë mbi Vepër – Personel i Sigurimit

    Këto punësime i ka komentuar edhe asamblisti Kushtrim Kadriu, i cili ia bën me dije Hysenit se po shkel ligjin, duke nënvizuar se për këtë e ka njoftuar edhe prokurorinë në Gjilan.

    “Deklaronte se kontratat në vepër përbëjnë shkelje ligjore, kurse tani, vetë ka nënshkruar kontrata të tilla. Kryetar, a je zgjuar apo jermë? E mbani veten për jurist, duhet ta dishë që po e shkelni ligjin. Kthjellu” – tha Kadriu në një prononcim për Gazetën Insajderi.

    “Edhe për këtë e kam njoftu prokurorinë në Gjilan.” – përfundoi Kushtrim Kadriu.

    /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark