×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dikur i quanin “heronj”, por a u lanë sot në “lloç” mantelbardhët nga shteti?

    Insajderi
    15 March 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë kohës së pandemisë Covid-19 jo rrallë herë u dëgjuan shprehja “heronj” e cila iu dedikohej atyre që me orë të tëra po qëndronin në vijën e parë të frontit për ta luftuar “Covid-19”. Është fjala për punonjësit shëndetësor e mjekët.

    Tash tre vite pas pandemisë shprehja “heronj” nuk po dëgjohet fort. Madje, një numër i konsiderueshëm i mantelbardhëve po ikin nga Kosova. Që mjekët sjanë vlerësuar asnjëherë mjaftueshëm po mendon edhe infektologu, Salih Ahmeti, i cili ka shërbyer mbi 40 vite në shëndetësinë kosovare.

    Në përgjithësi punëtorët shëndetësor në Kosovë kanë qenë pak të stimuluar, pak të motivuar në aspekte të ndryshme dhe për atë që kanë dhënë punëtorët shëndetësor pak ka bërë shteti, mendoj që ka pasur mundësi me bë më tepër, kur them pak, jo në drejtim personal të punëtorit shëndetësor jo vetëm në atë pagën e punëtorit shëndetësor”, tha ai për Insajderin.

    “Që nga paslufta rroga e mjekut ka qenë minimale dhe në asnjë mënyrë një baraspeshë me punën që ka bërë”.

    Ndërkohë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se sektori i shëndetësisë përfitoi më së shumti nga rritja e koeficentit, njësoj nuk po mendon profesori Ahmeti.

    “Ska qenë i favorshëm për mjekët specialist disa kategori tjera kanë ankesa, sidoqoftë unë personalisht mendoj investimi në pagun e mjekut asnjëherë nuk është shumë. Por janë me rëndësi shërbimet cilësore që ofrohen prej tij. Mjekun duhet me motivu, me i dhanë pagë të dinjitetshme dhe me kërku punë cilësor prej tij”.

    Kujtojmë që sipas të dhënave zyrtare për dy muajt e parë të 2023-ës, 37 mjekë kanë ikur nga Kosova teksa gjatë 2022-ës numri shkoi në 211 si arsye shihet kushtet e punës, papunësia e niveli i pagës.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark