×
Show / Fashion

Dikush po mbytet: Ç’të bëjmë?

Insajderi
29 June 2019 - 23:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stina e verës përveç gjithë avantazheve vjen edhe me incidente që jo pak herë përfundojnë në tragjedi

Mbytja, është një prej më të rëndave. Mund të ndodh në çdo kohë dhe për më tepër në çdo lloj thellësie.

A jemi të përgatitur për të ndihmuar veten dhe të tjerët në një situatë si kjo?

1- Hapi i parë që duhet të ndiqni nëse shihni dikë që po mbytet është të kërkoni ndihmë tek dikush tjetër. Një i rritur mund të rezistojë në ujë për 3 minuta, por një fëmijë nuk qëndron dot për më shumë se 3 sekonda.

Duhet të jeni të kthjellët kur i bëni këto veprime pasi koha është faktori kryesor. Gjithashtu, mund të bërtisni për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve të cilët mund të asistojnë në procesin e shpëtimit.

2- Arritja. Në këtë fazë duhet treguar shumë kujdes, pasi rreziku është i madh. Duhet të siguroni që jeni të mirëpozicionuar dhe viktima nuk do të mund t’ju tërheqë pas vetes.

3- Nëse viktima ndodhet shumë larg dhe është pothuajse e pamundur të shkosh me not, merrni një varkë për të arritur më shpejt tek ai. Por tregohuni të kujdesshëm të mos e lëndoni. Ndihmojeni të futet në varkë duke përdorur mjete rrethanore dhe përpiquni të stabilizoni gjendjen e tij.

4- Të notosh për të ndihmuar dikë nga mbytja duhet të jetë alternativa e fundit. Ky proces kërkon aftësi shumë të mira të të notuarit, në të kundërt personi tjetër rrezikon të të fundosë ty gjithashtu. Gjithsesi, nëse iu duhet patjetër të notoni për të shpëtuar dikë, merrni me vete diçka tek i cili viktima mund të mbahet. Kështu do të jetë më e lehtë për të dy rruga drejt bregut, pasi distanca nga personi i rrezikuar është shumë e rëndësishme.

Pasi të keni dalë në breg, gjëja e parë që do të bëni është t’i masni pulsin. Shikoni nëse e ka frymëmarrjen e rregullt dhe nëse është nevoja bëjini frymëmarrje artificiale.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark