I njohur si njëri ndër këngëtarët më të mirë në edicionin e katërt të X Factor Albania dhe pjesëmarrës në festivalin e këngës në Radiotelevizionin shqiptar, Dilan Reka sjellë një këngë dhe video komplet ndryshe.
Titullohet “Naked” (Zhveshur) duke provokuar kështu qysh në fillim.
Këngëtari 18 vjeçar- që vitin e kaluar konkurroi për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngën e tij “Buzëqesh” – ka sjellë këngën e tij të re që pritet të komentohet në industrinë e muzikës shqiptare.
Dilani nuk dëshiron të zbulojë më shumë rreth këngës duke e lënë befasi për publikun.