×
  • Sport
  • Sport

    Dimarco zbulon mbrojtësin e krahut që e ndjeki që prej fëmijërisë

    Insajderi
    11 October 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federico Dimarco është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Interit, si dhe një nga lojtarët më të spikatur në Europë sa i takon rolit të tij. Anësori i krahut të majtë të zikaltërve thekson se tashmë roli që ai përfaqëson në fushë është bërë më argëtues duke qenë se tashmë mbrojtësit anësorë prekin më shpesh në zonën kundërshtare.

    “Një anësor që e ndjek prej fëmijërisë? Më ka pëlqyer gjithnjë Marcelo i Real Madrid, shumë pak anësorë e kanë pasur klasin e tij. Për momentin anësorët më të mirë në botë janë Alphonso Davies, Theo Hernandez dhe Nuno Mendez.

    Mua më vjen mirë sepse tani roli i anësorit ka ndryshuar, është bërë më argëtues.

    Ka më shumë pjesëmarrje në fazën ofensive, por ndonjëherë e gjen veten edhe në zona të ndryshme të fushës. Lojtari më i fortë që kam pasur kundër? Dembele kur ishte te Barcelona, një nga më të fortët që kam parë”, u shpreh Dimarco.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark