×
  • Lajme
  • Lajme

    “I din tri gjuhë” – vlerësimi i deputetit më të ri të LDK-së për Teuta Rugovën

    Insajderi
    06 July 2017 - 00:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teuta Rugova, vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova, njihet si deputetja më pasive në Kuvend, atë e ka mbrojtur deputeti nga partia e saj, por jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Deputeti më i ri i LDK-së, i cili tek të enjten e mori vesh se është bërë pjesë e Kuvendit, Naser Rugova,duke tentuar që të tregojë cilësitë e koleges së tij,për të cilën në emisionin “Debat +” e pyeti Parim Olluri, drejtor ekzekutiv i Insajderit, përmendi shkollimin e lartë dhe njohuritë gjuhësore.

    Olluri kritikoi qasjen e shumë njerëzve brenda LDK-së që e kanë përdorur figurën e presidentit Rugova për vota, por pa ndonjë cilësi, përfshirë edhe vajzën e tij, Teuta Rugova.

    “Përmendmi cilësitë e deputetes Teuta Rugova e cila nuk ka bërë asnjë pyetje gjatë legjistlaturës së kaluar të Kuvendit”, ka thënë Olluri.

    “Ajo e ka të kryer fakultetin, i flet tri gjuhë dhe shumë cilësi të tjera”, i është përgjigjur Rugova.

    Por njohja e tri gjuhëve nuk ka qenë e rëndësime për deputeten e cila ka bërë vetëm një pyetje për më shumë se 3 vite sa ka zgjatur legjistlaura e kaluar e Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark