×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Diplomaci pa krye” – Vlora Çitaku i reagon ashpër Gëvalles

    Insajderi
    17 October 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Francës, Emanuel Macron lidhur me lidershipin e Kosovës. Ajo ka komentuar edhe veprimin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gervalla pas raportimeve se “Franca ka pezulluar vizat për kosovarët”.

    Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza“, ka shkruar ajo në Facebook teksa ka shtuar se “Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz”.

    “Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë”, potencoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark