Përveç sfidave zyrtare të Kombëtares A ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe dhe miqësoreve të U-19, U-17 dhe U-15, në muajin qershor do të ketë edhe një ndeshje miqësore për Kombëtaren U-21. Departamenti i Komunikimit në Federatën e Futbollit bën me dije se është konfirmuar tashmë miqësorja Shqipëri U-21 – Bullgari U-21, që do të luhet më 20 qershor në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në Elbasan duke nisur nga ora 18:30.
Shqipëria U21 do të luajë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U21 në datën 20 qershor në orën 18:30 në “Elbasan Arena”, raporton abcnews.
Për këtë ndeshje, trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar dhe do të ketë mundësi që të shohë shumë lojtarë të rinj, kryesisht nga kampionati shqiptar dhe jo vetëm.
Nga Superiorja, Aldo Gjumsi, Paulo Buxhelaj dhe Stiven Bibo janë përfaqësues ndërkohë që ka lojtarë që luajnë edhe me ekipet e moshave të Vllaznisë, Teutës apo edhe portier Arbër Jata nga Vora e Kategorisë së Dytë që këtë sezon u ngjit në të parën.