Murat Yakin dhe kapiteni Granit Xhaka, bënë bujë me mosmarrëveshjet mes tyre.
Aktorët kryesorë edhe një herë, Granit Xhaka dhe Murat Yakin.
Kapiteni dhe selektori sfidojnë njëri – tjetrin dhe bëjnë shaka në konferencën e përbashkët për shtyp para ndeshjes me Kosovën.
Pas rezultatit 2:2, shakatë bëhen serioze.
Xhaka akuzon Yakin për stërvitje, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
Kjo nuk e befason legjendën, trajnerin Erich Vogel.
Ai thotë: “Muri si lojtar ka mundur të rebelohet edhe kundër trajnerëve të tij, siç bëri Xhaka. Yakin e bëri këtë disa herë si lojtar dhe Xhaka është pasardhësi i tij, i caktuar”.
Në prag të ndeshjes me Andorrën, jo pak ekspertë kërkuan që Xhaka të lihej në stol. “Kushdo që kërkon diçka të tillë nuk e ka idenë. Ju nuk e zgjidhni një konflikt duke hapur një vend të ri”, thotë Vogel.
Zvicra ka shënuar fitore mbrëmë me rezultat 3:0 ndaj Andorrës, në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Vogel thotë se nuk mund të gjykojë nga distanca nëse Xhaka ka qenë korrekt në kritikat e tij. “Por sigurisht që nuk ishte koha e duhur për këtë”.