Insajderi
Lajme

Disa satelitë “pushtuan” sonte qiellin e Kosovës – PAMJE

Insajderi
09 October 2023 - 21:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Disa satelitë “pushtuan” sonte qiellin e Kosovës – PAMJE
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka disa netë që vërehet një ndriqim në qiell çka shtyu shumë qytetarë të habiten e të dërgojnë video në adresë të redaksisë të Gazetës Sinjali, mirëpo bëhet fjalë për satelitët Starlink të cilët kanë qenë të dukshëm në qiell sonte në Kosovë.
Videot e dërguara nga sinjalizuesit janë xhiruar në Ferizaj, Prizren, Deçan e Gjakovë.

Mirëpo çfarë janë satelitët Starlink?

Starlink është një rrjet satelitor i zhvilluar nga SpaceX, në pronësi të Elon Musk. Starlink përdor një rrjet prej më shumë se 2000 satelitësh që rrotullohen rreth Tokës më shumë se 340 milje lart

Kompania po vazhdon të lëshojë satelitë në grupe si pjesë e qëllimit të saj për të ofruar internet me brez të gjerë me shpejtësi të lartë në mbarë botën, veçanërisht në vendet me lidhje të dobët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark