Një surprizë e pakëndshme ka pritur dhjetëra tifozë të emocionuar të Argjentinës kur u kthyen te makinat e tyre.
Një furi ka mbizotëruar orët e fundit në buenos Aires me rreth 5 milionë argjentinas që kanë dalë në rrugë për të festuar triumfin në Kupën e Botës. Megjithatë, për shumë tifozë të Argjentinës, festimet u kthyen në një makth, pasi panë që makinave të tyre u mungonin disa kompenentë kryesorë.
Në veçanti, shumë tifozë të entuziazmuar të “Albiceleste” parkuan makinat e tyre në qytetin Ezeiza në zonën e madhe të Buenos Aires në mënyrë që të ecnin në vendin e festimeve. Teksa ata festonin me kampionët e botës, disa hajdrutë gjetën terren pjellor për të hequr rrotat e dhjetëra makinash.
Pamjet e mëposhtme tregojnë disa makina të cilat nuk kanë rrotat e tyre.