×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Disa të LDK-së ia kanë inati Hekuran Muratit”

    Insajderi
    22 February 2023 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, sot shprehu përshtypjen se dy-tre deputetë të Lidhjes Demokratike kanë inate të ngushta me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

    Muja këto komente i bëri në seancën e Kuvendit, teksa theksoi se këta deputetë duhet t’i tregojnë këto çështje që i kanë për Muratin.

    Ka një impuls tek dy-tre deputetë të LDK madje mund të jetë edhe lidershipi i LDK ka një çështje personale me Hekuran Muratin. Kjo është përshtypja ime. Dhe besoj që këtu kemi nevojë ta diskutojmë ekzistojnë disa hidhërime dhe inate të viteve paraprake, të cilat qytetari i Kosovës sot po i vuan, vërtet duhet ta kemi një mbledhje të përbashkët dhe këta deputetë të tregojnë se cilat i kanë çështjet me Hekuran Muratin nëse ka çështje personale me Hekuran Muratin, atëherë duhet ta kesh parasysh votuesin jo këtu secili në këtë seancë ne na pëlqen, por pikëpamja për ta ndihmuar qytetarin e Kosovës duhet t’i tejkaloj edhe ato inate personale…”

    Ka një çështje të tre-katër deputetëve kryesisht defekte profesionale inate të ngushta profesionale të lidhur drejtpërdrejtë me ministrinë e Financave”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark