×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Diskriminim”, Ministria e Arsimit nuk po lejon aplikimin e nxënësve 5 vjeçar, prindërit fillojnë ankesat

    Insajderi
    25 August 2023 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur mbrëmë vonë se nga sot, prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore. Por, jo të gjithë nxënësit do ta gëzojnë të drejtën e njëjtë. Prindërit e fëmijëve 5 vjeçar që tashmë janë regjistruar në shkollë nuk do të marrin shifrën prej 80 euro, shkruan Insajderi.

    Ministria e Arsimit nuk e ka paraparë një opsion që do të mund t’i linte këtë prindër të aplikonin. Në platformën e-Kosova prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga mosha 6 vjeçare e tutje.

    L. K, nga Fushë Kosova tha për Gazetën Insajderi se fëmiu i tij që tani është 5 vjeçar në shtator mbush 6 vjeç dhe se tashmë është regjistruar në shkollë. Por, nuk po mund të aplikojë për të përfituar subvencionim që të ja blejë tekstet shkollore.

    Ai e quajti diskriminim moslejimin për aplikim.

    Pas publikimit për aplikim me tekste shkollore në eKosova, sistemi nuk e pranon aplikimin tim si prind për arsye që femiu im nuk i ka mbushur akoma 6 vite (6 vite i mbush në fund të muajit shtator).
    Unë, fëmiun tim e kam regjistruar në klasë të parë ndërsa nuk mund të përfitoj për tekste shkollore dhe diskriminohet për shkak te paaftesise dhe tekeve te njerëzve në ministri e në Qeveri
    “, tha ai për Insajderin.

    Sipas vendimit do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

    Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), po konsideron mjetet e ndara nga Ministria e Arsimit mund të mosmjaftojnë për t’i blerë librat nga prindërit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark