Mediat, me interes të vecantë kanë përcjellur takimin e shumëpritur që u mbajt pasditen e hënë në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit, shkruan Insajderi.
Ajo çfarë ra në sy ishte prezenca e gazetarëve meshkuj që ishin dërguar për të raportuar direkt nga Brukseli i qetë e pa tensione.
Për dallim nga atje, në situatën dramatike që kishte mbizotëruar në Veri muaj më parë, me vendosjen e barrikadave, kishte një përqindje më të madhe të grave gazetare që kishin shkuar të raportonin mes të shtënave e rrezikuar të madh që mund t’i përcillte nga minuta në minutë.
Sot, në Bruksel pamë udhëheqës të televizioneve që kishin shkuar personalisht për të raportuar nga atje nëpërmjet lidhjeve direkte.
Nuk u pa asnjë gazetare grua nga TV’të vendëse që hyri në lidhje direkte ose raportoi nga Brukseli i qetë.
Ndërsa në Veri, numërohen disa raste kur gazetaret ishin në transmetim kur u sulmuan e drejt tyre u hodhën edhe shok bomba.
Foto më poshtë tregon se si gazetaret gra ishin dërguar në Veriun e rrezikshëm për të raportuar.