×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Diskriminimi në bazë të pamjes nëpër kafiterit në Prishtinë, reagon Buzhala: Rritjani taksën lluksit

    Insajderi
    24 July 2023 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka komentuar diskriminimin që po bëhet nëpër disa lokale në kryeqytet, ku disa po ndalohen me hy brenda me arsyetimin se “ulëset janë të rezervume”.

    Ai ka shkruar se kjo ndodh për me i largu njerëzit e viseve rurale, sipas tij pra, katunarët si thonë.

    Buzhala mes tjerash ka thënë se këtyre “lokaleve luksoze”, duhet me ua rrit taksën.

    “Pse mos me ua be taksen per nje machiato 2 euro e per nje hamburger 5 euro”, ka thënë ai.

    Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

    Plot lokale ne Prishtine jame t’uj ua ndalu njerzve me hy me arsyetimin qe uleset jane te rezervume. E bejne kete me i largu njerezit e viseve rurale, pra qysh thojne kta, katunart.

    Keto gjithkund ne bote klasifikohen si lokake ekskluzive, pra te luksit. E taksat ne luks gjithkund jane marramendese. Pse mos me ua be taksen per nje machiato 2 euro e per nje hamburger 5 euro.

    Pa ia nise me e taksu luksin na nuk mundemi me i liru cmimet per atrikujt ushqimor elementar.

    Ne Gjermani ne markete i kane cmimet ma lire se ne Kosove ama po shkove ne qato lokale ku shkohet me rezervim i kane 100 fish ma shtrenjte se kta IN’at ne KS. Luksi duhet me kushtu, pike!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark