×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Diskriminimi racor ndaj të rinjve në Zvicër është dyfishuar gjatë 5 vjetëve

    Insajderi
    01 February 2024 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Diskriminimi racor ndaj të rinjve në Zvicër është pothuajse dyfishuar në pesë vjetët e fundit, pasi 1.2 milion njerëz u përballën me paragjykime racore, shumica e të cilëve gjatë punësimit ose kërkimit të punës, si dhe ngacmimi në vendin e punës dhe diskriminimi në paga.

    Shërbimi Zviceran për Luftën kundër Racizmit (SCRA), një organ federal i ngarkuar me parandalimin e racizmit, në një raport të publikuar sot, të cilin Ministria e Brendshme zvicerane e postoi në faqen e saj zyrtare, tha se 17% e njerëzve në Zvicër thonë se kanë qenë të diskriminuar në aspektin racor në pesë vjetët e fundit, duke nënkuptuar se 1.2 milionë njerëz, ose një në çdo gjashtë persona në vend, janë përballur me diskriminim racor.

    Diskriminimi racist preku në mënyrë disproporcionale të rinjtë e moshës 15 deri në 39-vjeç, si dhe ata me sfond migrimi, thuhet në raport.

    Rritjen më të madhe e ka pasur grup-mosha 15-24 vjeç. Në vitin 2022, 36% e të anketuarve raportuan se ishin viktima të diskriminimit racist, nga 19% në 2016. Kjo do të thotë se numri i rasteve është pothuajse dyfishuar.

    Analiza e të dhënave tregon se racizmi dhe diskriminimi racor janë një realitet për një numër në rritje të njerëzve në Zvicër, me “gjithnjë e më shumë njerëz që thonë se përjetojnë diskriminim racor”, thuhet në raport.

    Diskriminimi racist ndodh në të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë vendin e punës, klasën dhe tramvajin.

    Raporti citoi sondazhin ” Living Together in Switzerland” (Të jetosh së bashku në Zvicër), i cili u vlerësua për monitorim, dhe në rastet e këshillave të ofruara nga Rrjeti Zviceran i Këshillimit për Viktimat e Racizmit, vendi i punës ka qenë prej kohësh zona më e përmendur.

    Sipas sondazhit, 69% e njerëzve që përjetuan snobizëm racor në vitin 2022 raportuan se ishin diskriminuar në jetën e tyre të përditshme të punës ose kur kërkonin punë.

    Sipas organit federal zviceran për parandalimin e racizmit, llojet e diskriminimit ndryshojnë. Ai përfshin gjithçka, nga diskriminimi i pajustifikuar gjatë procesit të aplikimit deri te fyerjet dhe ngacmimet në vendin e punës, si dhe diskriminimi në paga.

    Raporti nuk specifikonte kombësinë apo përkatësinë fetare të viktimave të diskriminimit.

    Në raportin e saj, organizata zvicerane thekson masat institucionale për të mbrojtur më mirë të gjithë qytetarët zviceranë nga diskriminimi. /AA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark