×
  • Lajme
  • Insajderi

    Diskutimi për vizat e kosovarëve në BE – deklarohet për Insajderin kryetarja e Komisionit për Integrimeve Evropiane

    Insajderi
    13 October 2022 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarja e Komisionit për Integrimeve Evropiane në Kuvendin e Kosovës njëherit deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi është deklaruar rreth liberalizimit të vizave që pritet të diskutohet sot në Këshillin e Bashkimit Evropian, shkruan Insajderi.

    Krasniqi për Insajderin është shprehur optimiste lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

    Ajo ka thënë se mbesin me shpresë që padrejtësi për vizat të marrë fund.

    Rrezarta Krasniqi

    “Pritjet tona janë optimiste për sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizje të lirë, kjo është konfirmuar tashmë edhe nga organizmat ndërkombëtar se qytetarët tanë meritojnë lëvizje të lirë në vendet e BE-së. Mbesim me shpresë se padrejtësia në raport me vizat të marrë fund sa më shpejtë për qytetarët tanë”, ka thënë ajo për Gazetën Insajderi.

    Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë sot në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian. Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

    Në Këshill do të nisë diskutimi për të parë se a ka mbështetje nga shtetet anëtare dhe se a mund të lëvizet përpara.

    Diskutimi për liberalizimin e vizave në këtë takim raportohet do të nis rreth orës 14:00-14:30, dhe se i njëjti do të jetë i mbyllur.

    Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave ka folur të mërkurën edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Kurti është shprehur optimist për çështjen e liberalizimit të vizave dhe ka thënë se qeveria e tij e ka përmirësuar imazhin e Kosovës.

    “Ky është raporti i parë që përfshin periudhën e plotë 1-vjeçare te qeverisjes sonë. Vendi ynë ka shënuar progres në shume fusha gjatë vitit që shkoi pavarësisht krizave. Raporti e përgëzoi Kosovën për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike”, tha Kurti.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark