Distria Krasniqi e ka fituar duelin e parë të repesazhit në Kampionatin Evropian për xhudo.
Xhudistja kosovare triumfoi ndaj xhudistes zvicerane, Fabienne Kocher me waza-ari.
Krasniqi në garën për medaljen e bronztë do të përballet me fituesen e duelit Puljiz-Giuffrida.
Kujtojmë se edhe Flaka Loxha është në garë për medalje në këtë Evropian.
Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Sofja të Bullgarisë. /Insajderi/