×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Distria Krasniqi kalon në raundin e dytë në Grand Prixin e Zagrebit

    Insajderi
    15 July 2022 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka kaluar në raundin e dytë në Grand Prixin e Zabrebit.

    Kampionia olimpike nga Kosova ka fituar pa telashe në raundin e parë të garës që po mbahet në kryeqytetin kroat.

    Pejania arriti të mposht xhudisten nga Qipro, Sofia Asvesta në raundin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë.

    Distria ishte dominuese në takimin e saj ndaj Asvesta, pasi e fitoi fillimisht një poenë me ‘waza-ari’ e pastaj e kontrolloi ndeshjen.

    Në raundin e dytë, xhudistja jonë do të takohet me Binta Ndiaye të Zvicrës.

    Sot më vonë ndeshet edhe Laura Fazliu me Ariela Sanchez nga Republika Dominikane në kategorinë deri në 63 kilogramë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark