×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Hamasi po shqyrton kundërpropozimin e Izraelit për kushtet e arritjes së armëpushimit në Gaza

    Insajderi
    27 April 2024 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja islamike palestineze Hamas njoftoi në orët e para të së shtunës se po shqyrtonte një kundërpropozim nga Izraeli në lidhje me kushtet për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve.

    “Sot Hamasi mori nga forcat pushtuese sioniste përgjigjen e tyre zyrtare ndaj qëndrimit tonë, e cila iu dorëzua ndërmjetësuesve nga Egjipti dhe Katari më 13 prill. Lëvizja do ta studiojë këtë propozim dhe do të japë përgjigjen e saj sapo të përfundojë studimi i saj”, tha Khalil al-Haya, nënkryetari i zyrës politike të Hamasit në Rripin e Gazës.

    Të premten, zyrtarët izraelitë u thanë homologëve të tyre egjiptianë se Izraeli është gati t’u japë negociatave “një shans të fundit” për të arritur një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve përpara se të vazhdojë me operacionin e tij tokësor në Rafah.

    “Izraeli i ka thënë Egjiptit se është serioz në përgatitjet për operacionin Rafah dhe nuk do të lejojë Hamasin ta pengojë”, citohet të ketë thënë një nga burimet./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark