Distria Krasniqi nuk ka pasur fat në çerekfinalen e garës për çmimin e madh të Bakusë në Azerbajxhan.
Xhudistja nga Kosova e nisi me fitore këtë garë ku në rundin e parë mposhti japonezen Nanakom.
Por, në çerekfinale, Distria ka pësuar humbje.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi është mposhtur nga hungarezja Reka Pupp.
Tani, Krasniqi do të garojë repsazh ndaj belges Amber Ryheul.