Xhudistja pejane, Distria Krasniqi, është një hap larg medaljes së bronztë në garën për çmimin e madh të Bakusë në Azerbajxhan.
Në luftën e repsazhit, ajo mposhti xhudisten belge, Amber Ryheul.
Krasniqi garën e filloi kundër xhudistes japoneze, Nanako. Këtë luftë xhudistja pejane e fitoi pa ndonjë problem.
Por, në çerekfinale u përballë me kundërshtare më të fortë. Ajo pësoi humbje nga xhudistja hungareze Reak Rupp, në repesazh.
Pas fitores ndaj belges Ryheul në repasazh, Krasniqi do të ketë punë me rusen Polikarpova.
Distria Krasniqi është duke garuar në kategorinë -52 kg. /Insporti.com.