Distria Krasniqi ka mposhtur xhudisten spanjolle Ariane Toro Soler dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prixit të Portugalisë, që po zhvillohet sot, shkruan Insporti.com.
Xhudistja shqiptare nga Peja ka arritur me sukses që të kalojë në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja spanjollje mori tri penalizime, me ç’rast e humbi duelin.
Kampionia olimpike e mposhti xhudisten franceze Leonie Gonzalez në raundin e dytë, duke kaluar kështu në çerekfinale.
Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa luftë, falë sukseseve të mëdha që ka arritur.
Sot kanë garuar edhe xhudistet Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha, të cilat u eliminuan më herët.