×
  • Sport
  • Sport

    Dita e derbit – sot vendoset finalisti i elitës së basketbollit kosovar

    Insajderi
    30 April 2023 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dita e derbit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës është rezervuar për të dielën (sot). Kjo është përballja e pestë gjysmëfinale dhe njëkohësisht vendimtare.

    Kush e fiton këtë sfidë do të kualifikohet në finale, aty ku po e pret Peja, që ka eliminuar Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale.

    Takimin e parë gjysmëfinal e fituan prishtinasit 82:70, por më pas fituan mitrovicasit 77:68.

    Kryeqytetasit kaluan sërish në epërsi 2:1, kur fituan 87:71, ndërsa takimin e fundit e fituan ‘Xehetarët’ 82:77, duke bërë që finalisti të përcaktohet në sfidën e pestë.

    Mitrovicasit në çerekfinale kishin mundur Bashkimin, ndërsa bardhekaltrit u kualifikuan direkt nga vendi i parë.

    Në edicionin e rregullt të garave, Prishtina përfundoi e para me 22 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Trepça e katërta me 17 fitore e 11 humbje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark