×
  • Sport
  • Sport

    Dita e dytë e grevës, mamaja e Rubiales: Jam gati edhe të vdes për drejtësinë e djalit tim!

    Insajderi
    29 August 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çështja “Rubiales” po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Spanjë.

    Presidenti i Federatës së Futbollit ka përfunduar nën akuzë për puthjen ndaj futbollistet Jennifer Hermoso, teksa tashmë i gjithë opinioni sportiv kërkon dorëheqjen e tij.

    Rubiales refuzon duke shkaktuar edhe më shumë irritim, ndërsa nga ana tjetër, mamaja e tij, Angeles Bejar ka nisur një grevë urie në një kishë afër Malagës. Teksa është në ditën e dytë të grevës, Angeles shprehet se është e gatshme edhe të vdesë vetëm që djali i saj të mos shihet si fajtor apo abuzues.

    “Do të qëndroj në grevë urie përsa kohë që trupi im do të durojë. Jam gati edhe të vdes vetëm që të vendoset drejtësi për djalin tim. Djali im është një person i ndershëm dhe nuk është e drejtë ajo që po i ndodh”, u shpreh Angeles, /TCH/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark