×
  • Showbiz
  • Show

    Dita e madhe po afrohet, zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit

    Insajderi
    30 May 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen në datën 17 qershor.

    Ceremonia që do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit, do të zhvillohet në Toskana, Itali.

    Aktualisht ata po merren me përgatitjet e fundit të ceremonisë, ndërkohë që pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.

    Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

    Kujtojmë që nga informacionet e mëparshme çifti kanë zgjedhur si vendin e dasmës shtetin fqinj Italinë, më saktë Toskanën, raporton Vip Magazin.

    Lidhja e Arbanës dhe Eduartit u zbulua nga publiku në shkurt të vitit 2019.

    Arbana Osmani

    Një vit më pas, në tetor të 2020-ës, ata u bënë prindër të një djali, Diellit.

    Në vitin 2022, erdhi në jetë edhe vajza e tyre, Zoi.

    Arbana është gjithashtu nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa me ish-bashkëshortin Ardit Kero./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark