×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dita e parë e pushtetit: Alim Rama godet njerëzit me xhip të zi nga mbrapa

    Insajderi
    24 October 2022 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja: stresi apo vetëbesimi i tepruar si pushtetarë. Por, dita e parë e punës nuk i ka ecur mire Alim Ramës, sekretarit të ri organizativ të Lëvizjes Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Insajderi.

    Siç edhe është pritur, Rama ka qenë duke vozitur xhip të zi, veturën me të cilën tashmë identifikohet Vetëvendosja pasi që e lakmojnë shumë. Kryetari i saj, Albin Kurti, madje është i lidhur fortë me xhipin e zi saqë rrallëherë del prej tij. Nga aty poston edhe video selfie.

    Megjithatë, Kurti nuk vozitë vetë. Ka shoferët e tij. Të njëjtën mundësi nuk e ka Alim Rama. Ai sot në afërsi te Katedrales goditi nga mbrapa një veturë nga mbrapa, duke mos frenuar më kohë.

    Rama nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik për këtë aksident. Nga Policia nuk kanë dërguar ndonjë njoftim zyrtar për të treguar rrethanat e këtij aksidenti, të raportuar nga Demokracia.com.

    Pas zgjedhjes së tij në këtë pozitë, milioneri Rama u komentua shumë për shkak të pasurisë që posedon.

    Në deklarimin e pasurisë, anëtari i VV-së, Alim Rama ka deklaruar se posedon mbi 1.2 milionë euro të gatshme të ruajtura në banka.

    Ai në deklarimin e pasurisë në Anti Korrupsion ka bërë të ditur se në Prishtinë ka para të gatshme të ruajtura në bankë 720 mijë e 252 euro, kurse 558 mijë e 289 euro në një bankë në Amerikë.

    Rama ka deklaruar se posedon edhe një shtëpi e dy banesa dhe dy vetura, njërën në vlerë 48 mijë euro, kurse tjetrën në vlerë 7 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark