
Publikimi i mesazheve të shkëmbyera gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të nxjerrë në pah prapaskena dhe koordinime të brendshme politike, shkruan Insajderi.
Së fundmi, kamerat kanë kapur deputetin Fikrim Damka teksa komunikonte përmes telefonit me dikë tjetër, në një bisedë që lidhet me procesin e ndjeshëm të ndarjes së posteve.
Sipas mesazheve të publikuara nga ATV, sfida aktuale duket të jetë zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit dhe pozicionimi i përfaqësuesve të komuniteteve në poste të ndryshme qeveritare.
“Fidani le ta propozojë zëvendësministrin në Ministrinë e Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare më mirë Emilja”, thuhet në mesazh
“Jo kryeministër, nuk e pranon”, kthehet përgjigjja.