×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ditë zie për Haxhi Avdylin- Kurti ia ndrydhë pasionin për ministër të Shëndetësisë

    Insajderi
    26 December 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në nëntor të vitit të kaluar ministria e Shëndetësisë kishte mbetur pa ministër. Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje. Për ta marrë këtë pozitë i gatshëm po rrinte Haxhi Avdyli nga lista Guxo. Ky i fundit nuk po ia mbushte syrin kryeministrit, Albin Kurti. Në krye të këtij dikasteri, Kurti solli nga Amerika Rifat Latifin i cili po ashtu dha dorëheqje. Ndërsa Avdyli përsëri shpresoj se kjo pozitë do i besohej atij. Por, edhe këtë herë jo.

    Më 16 nëntor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti emëroi ministër të Shëndetësisë, Rifat Latifin. Latifi i cili erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku për shumë vite e kishte zhvilluar profesionin, për Kurtin dukej tejet premtues.

    Latifi premtoi ndryshime të mëdha në shëndetësinë kosovare. Madje, ai e mahniti edhe veten e tij, me idenë se do t’i kthej në Kosovë mjekët që kanë ikur. Në fund iku vet.

    Pas dorëheqjes së tij, nuk kanë qenë të rralla deklaratat nga lista Guxo, partner i koalicionit, që ky dikaster t’i takojë asaj. Madje, ishte lakuar emri i deputetit Haxhi Avdyli si një kandidat i duhur për këtë pozitë, shkruan Insajderi

    Burim Meta ishte i pari që përmes një postimi në Facebook, kërkoi që këtë post ta marrë nën drejtim partia e tij.

    “Edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takoj GUXOs !?”, pati deklaruar Meta.

    Përpos tij, edhe Donika Gërvalla, kryetare e Guxo ka thënë se Avdyli është një kandidat i shkëlqyer për postin e ministrit të Shëndetësisë.

    “Unë mendoj që Partia Guxo ka një kandidat të shkëlqyer, mendoj që deputeti Haxhi Avdyli jo vetëm që do ti shërbente këtij institucioni…Nëse kryeministri Kurti do të jetë dakord, unë do t’ia bëjë këtë propozim. Prandaj shprehjet e mendimit individual të deputetëve janë shumë të mirë se ardhura. Unë mendoj që Burim Meta e ka pasur në mendje Haxhi Avdylin. Mua, Haxhi Avdyli më duket se është kandidati më i mirë i mundshëm”, ka thënë Gërvalla.

    Ndërsa, bashkëkryetari i Listës “Guxo”, Faton Peci deklaroi se kjo nuk duhet të merret si kërkesë me çdo kusht, pasi sipas tij, emri i Avdylit është thjeshtë shprehje e mendimit dhe bindjeve të partisë së tij.

    “Por , si do që të jetë ofrimi eventual i emrit të tij për Ministër të Shëndetësisë, vie në rrethana që thjeshtë në rast se Vetëvendosja kërkon që të kemi edhe një opinion, ose në rast se kanë vështirësi në përzgjedhjen e ndonjërit prej emrave që  ka besimin e Vetëvendosjes. Personalitetin e Haxhi Avdylit e vlerësojnë në “Guxo”, por kjo nuk nënkupton as nuk duhet të merret si kërkesë me çdo kusht, thjeshtë është shprehje e mendimit dhe bindjeve të “Guxo-s”, u shpreh ministri Peci.

    Pozita e ministrit nuk iu besua prap Avdylit. Pasioni i tj për shëndetësinë u “shkel” sot nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai emëroi Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi.

    Vitia që ishte ministër në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend. Pas tij Kurti emëroi ministër të Shëndetësisë, Rifat Latifin i cili më pas dha dorëheqje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark