×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dështoi me kthimin e trurit nga Amerika, Kurti sheh shpëtimin te ‘shoku i biliardos’

    Insajderi
    26 December 2022 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi. Vitia që ishte ministër në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend. Pas tij Kurti emëroi ministër të Shëndetësisë, Rifat Latifin i cili më pas dha dorëheqje.

    Më 16 nëntor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti emëroi ministër të Shëndetësisë, Rifat Latifin. Latifi i cili erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku për shumë vite e kishte zhvilluar profesionin, për Kurtin dukej tejet premtues.

    Latifi premtoi ndryshime të mëdha në shëndetësinë kosovare. Madje, ai e mahniti edhe veten e tij, me idenë se do t’i kthej në Kosovë mjekët që kanë ikur. Në fund iku vet.

    Më 6 tetor Rifat Latifi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

    Rifat Latifi përmes një letre të gjatë kishte treguar se çka gjeti për dhjetë muaj si ministër i Shëndetësisë, zbuloi sfidat, por edhe disa nga të arriturat. Doktori që erdhi nga Amerika, e konsideroi këtë vendimin më të vështirë në jetën e tij.

    Që nga ardhja e tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë më 16 nëntor 2021, ai ka arritur të konstatojë 13 gjetje, në mesin e të cilave e ka përmendur “buxhetin e vogël” dhe “keqmenaxhimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kritikat nga qytetarët, opozita e shoqëria civile nuk munguan pasi ai si ministër vizitat jashtë vendit i ka pasur të shumta. 

    Pas dorëheqjes së tij vendi për tre muaj mbeti pa ministër të Shëndetësisë. Ndërsa Kurti, sot ka emëruar shokun e tij të bilardos Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi. Vitia që ishte ministër në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës.

    Vitia në tetor të 2021 kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

    Gjatë kohës së zgjedhjeve Kurti dhe Vitia ishin bërë shok të bilardos. Një video e tyre kishte pushtuar rrjetin e sidomos për të kuptuar fituesin.

    Por, për ti rënë topit me numër 14 kryeministrit, Albin Kurti, iu deshën gati po kaq gjuajtje. Topi që mbantë numrin e datës së zgjedhjeve lokale që u mbajten në Prishtinë e që ishte kërkesë specifike për stafin e lokalit ku Kurti e Vitia xhiruan spotin elektoral, nuk ishte e vetmja gjuajtje e Albin Kurtit që i shkoi huq në bilardo.

    U mor vesh se Albin Kurtit iu deshën goxha gjuajtje për ta qëlluar topin që mban numrin e datës së zgjedhjeve.

    Vitia do të rikthehet për të zënë vendin e Latifiit.

    Ministri Latifi, i cili ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark