×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Djali 11-vjeçar humbet këmbën pas sulmit të peshkaqenit në Florida

    Insajderi
    23 August 2022 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një djalosh 11-vjeçar, që zhytej në Florida (SHBA) u kafshua nga peshkaqeni dhe u desh të transportohej urgjentisht në spital, ku iu amputua një pjesë e këmbës. Jameson Reeder Jr ishte duke u zhytur me familjen e tij në ujërat e cekëta të një shkëmbi në “Florida Keys”, në ekstremin jugor të shtetit.

    Krejt papritur, ai u sulmua, me sa duket nga një peshkaqen prej rreth 2.5 metrash. Peshkaqeni e ka kafshuar të miturin pak poshtë gjurit, duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe.

    Familja e tërhoqi të riun nga uji, e hipi në varkë dhe i vendosi një tunik në këmbë për të ndaluar gjakderdhjen, sipas raportimeve të mediave lokale. Rastësisht, një grua infermiere ishte aty pranë dhe e ndihmoi të miturin me ndihmën e parë.

    Pastaj, 11-vjeçari u transportua me avion në spitalin e fëmijëve Nicklaus në Miami, ku mjekët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i pritnin një pjesë të këmbës.

    “Mjekëve iu desh t’i presin një pjesë të këmbës, pak poshtë gjurit, për t’i shpëtuar jetën, pasi kjo ishte e paevitueshme për shkak të dëmtimit që kishte shkaktuar peshkaqeni”, – shkroi Joshua Reeder, xhaxhai i djalit në postimin e tij në Facebook.

    Ky është rasti i dytë i prerjes së këmbës së një të mituri në vetëm dy muaj në Florida. Më 30 qershor, Addison Bethea, 17 vjeç, i mbijetoi një sulmi të peshkaqenit në “Keaton Beach”, në shtetin veriperëndimor, por pësoi amputim të pjesshëm të këmbës, ashtu si Jameson Reeder.

    Sipas faqes “Tracking Sharks”, deri më tani janë regjistruar 57 kafshime peshkaqenësh në mbarë botën këtë vit, 6 prej tyre fatale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark