×
  • Sport
  • Sport

    Djali 4-vjeçar i Foden arrin dy milion ndjekës brenda 48 orësh; ai është senzacioni më i ri i Instagramit

    Insajderi
    27 June 2023 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm dy postime dhe një milion ndjekës në profilin e tij në Instagram. Nuk bëhet fjalë për yllin e sporteve botërore apo ndonjë personazh të famshëm mode, por për Ronnie, një djalë 4-vjeçar, i cili në harkun e 24 orëve është bërë jashtëzakonisht popullor dhe me një impakt të madh social. Gjithashtu, sepse është fëmija i Phil Foden, sulmuesit të Manchester City dhe Anglisë, i cili ishte në qendër të vëmendjes gjatë festimeve të Champions League dhe tripletës sezonale.

    Një, dy, tre foto. Pothuajse në çdo xhirim të festës së fitores në Stamboll dhe pothuajse në çdo video të postuar nga lojtarët është gjithmonë ai, Ronnie Foden. “Nuska” e vogël e “qytetarëve” ka bërë bujë javët e fundit po aq sa edhe më prestigjiozi, babai i tij, dhe të gjithë shokët e skuadrës që fituan gjithçka në sezonin e fundit.

    Tripleta e famshme që e katapultoi klubin nga “Etihad” në historinë e futbollit ndërkombëtar pati personazhë kryesorë lojtarët, stafin teknik, Guardiolën dhe drejtuesit. Mes tyre nuk mungoi as 4-vjeçari, i pranishëm gjithandej.

    Në fillim, shumë pyesnin se kush ishte ai fëmijë që shfaqej kudo. Fotografitë dhe videot festive të Manchester City do ta kenë atë në kujtesën e tyre të pavdekshme përgjithmonë. I aftë për t’u futur pothuajse në çdo xhirim, duke bërë skena unike me Haaland, përballë “kupës veshëgjatë” në Stamboll, duke u filmuar nga shumë lojtarë, në festimet në fushë, në dhomat e zhveshjes, në ditët në vijim.

    Në këtë mënyrë, ai u bë një yll i vërtetë. Dhe kështu, si të gjithë të famshmit që vlejnë vërtet, ai është profili më i ri në Instagram, një nga rrjetet sociale që i jepet më së miri “dukurive” mediatike. Vetëm dy postime të publikuara dhe një grusht “historish”. Rezultati? Tashmë, 2 milion e ndjekin në një kohë shumë të shkurtër.

    Në fund të fundit, nuk është çudi, sepse Ronnie i vogël ka një tip tërheqës, është në gjendje të krijojë ndjeshmëri të menjëhershme me të gjithë dhe shumë shpejt u bë “meme” e gjallë në situata “virale”.

    Në profilin e tij aktual, të menaxhuar padyshim nga mamaja dhe babi, ne shohim Ronnie e vogël duke hipur në tavolina me kërcime virtuoze, duke u shfaqur mbi supet e Phil gjatë festimeve për trofetë e fituar, duke pozuar si një VIP i përsosur. Të tëra këto por pa humbur autenticitetin dhe thjeshtësinë e të qenit ai që është: një djalë 4-vjeçar, që thjesht po argëtohet. Dhe ai nuk e di që është një yll i vërtetë, por për ta kuptuar këtë do ta ketë gjithë jetën përpara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark