I biri i menaxherit të bendit muzikor “Sex Pistols – njëri prej bendeve më të famshme të muzikës punk në vitet 70’ – Malcolm McLaren planifikon të djegë koleksionin e grupit në vlerë prej miliona dollarëve, si shenjë përkujtimi në 40 vjetorin e themelimit të grupit.
Djali i menaxherit të Sex Pistols deklaroi se do ta djegë të gjithë koleksionin e grupit – i cili sipas tij ka një vlerë prej 7 milionë eurosh – më 26 nëntor të këtij viti, në Londër me rastin e përvjetorit themelimit të grupit.
Ai i bëri thirrje edhe adhuruesve të muzikës së bendit Sex Pistols, që të sjellin me vete edhe ata koleksionin e tyre nga bendi muzikor.
Për këtë hap ai ka marrë përkrahje edhe nga shumë shoqata dhe organizata në Londër, përfshirë Institutin Britanik të Filmit, Muzeun e Londrës dhe Bibliotekën Britanike. /Insajderi.com