Antonella Rocuzzo ka shpërndarë një story në instagram që vjen nga fletorja e fëmijës së tyre të parë me Messi
Finalja e Botërorit në mes të Argjentinës dhe Francës është vetëm tri orë larg nga ne dhe pritjet e emocionet po bëhen gjithnjë e më të mëdha.
Lionel Messi dhe Albiceleste kanë një mundësi historike për ta fituar trofeun e tretë në histori të tyre. Kjo është arsyeja pse Thiago Messi, djali i parë i Messi, ka shkruar një letër emocionuese për babanë e tij.
I “infektuar” nga një këngë që u bë trendi
Në imazhin që është postuar nga Antonella, ju mund të shikoni tekstin e shkruar me shkrim dore nga Thiago, e ku djaloshi i ri ka shkruar tekstin e këngës, “muchachos, ahora nos volvimos a ilusionar”, një këngë që është bërë modë në Argjentinë dhe këndohet nga tifozët e Albiceleste në çdo ndeshje.
Tërë familja e Leos e di sa i rëndësishëm është ky moment dhe ata nuk duan që ta humbasin rastin për asgjë.
Kënga ka si fokus Diego Maradonan dhe vet Leon, dy futbollistët më të mirë në histori të Argjentinës deri me tani. Futbollisti i PSG ka mundësinë që të imitojë atë që bëri idhulli i tij, i cili ishte futbollisti më i mirë i turneut Meksika 1986, ku ai ishte bërë top futbollisti i garës. Në atë rast, skuadra amerikano-jugore fitoi 3-2 kundër Gjermanisë Perëndimore.
Ditën pasi që e e eliminuan Kroacinë dhe arritën në finale, messi kaloi kohën e tij më tërë familjen në Katar.
Ato ditë kanë shërbyer si një mjet shkyçjeje si dhe mundësi për t’i rimbushur bateritë që të përgatitën për finale.