×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Djali i miliarderit George Soros pritet në takim nga Kurti

    Insajderi
    20 May 2023 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryetari i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Alexander Soros, ka njoftuar të shtunën se ka qëndruar në Kosovë ku edhe ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

    Vet Soros ka publikuar fotografi nga takimi me Kurtin, duke thënë se është ndjerë mirë nga mikpritja. Megjithatë, ai s’ka treguar detaje lidhur me temat e diskutimit.

    “Më vjen mirë që kryeministri më mirëpriti sërish në Kosovë”, ka shkruar Soros në Twitter.

    Ndryshe, Alexander Soros është i biri i miliarderit George Soros, i cili njihet për fondacionin Shoqëria e Hapur ndryshe si fondacioni “Soros”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark