×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Djali i policit që po patrullon në Jarinje: Qeveria spo tregohet e përgjegjshme për situatën e krijuar në veri

    Insajderi
    28 December 2022 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka 19 ditë që veriu i Kosovës është i bllokuar. Gjendja e zyrtarëve policorë nuk është aspak e lehtë. Djali i njërit prej tyre ka shkruar në redaksi të Insajderit. Ai ka dashur të mbesë anonim. Ka pasur disa kritika drejtuar shtetit që sipas tij nuk po bën asgjë për t’i mbrojtur policët nga armiku.

    Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po tregohet aspak e gatshme e as e përgjegjshme për situatën e krijuar atje.

    I njëjti ka theksuar se se gjendja e policëve nuk është aspak e mirë e kanë nevojë urgjente nga shteti.

    “Sot po kalon dita e 19-të që policët kufitar të Kosovës janë bllokuar në Jarinje si pasojë e politikës së ligë serbe. Barikadat e vendosura në veri të vendit nga bandat kriminale të Serbisë, janë të “mbrojtura” nga këta të fundit në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj qarkullimi duke përfshirë këtu edhe ndërrimin (zëvendësimin) e policëve që aktualisht ndodhen në pikën kufitare te Jarinjes”.

    “Përpjekjet e vazhdueshme të policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in për ndërrim po dështojnë vazhdimisht për shkak të intervenimit të po atyre bandave. Qeveria e Kosovës nuk po tregohet aspak e gatshme e as e përgjegjshme për situatën e krijuar në TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS. Vlen të theksohet se gjendja psiqike dhe fizike e policëve nuk është aspak e mirë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmën e shtetit”.

    Si djal i një polici ka folur në emër edhe të gjithë familjarëve tjerë, duke u shprehur se janë të shqetësuar e po iu soset durimi nga papërgjegjësia që po tregohet nga ana e shtetit.

    “Familjarët e tyre janë tejet të shqetësuar dhe durimit të tyre i ka ardhur fundi. Përmes këtij mesazhi fatkeqësisht pasqyrohet jogatishmëria e institucioneve tona për të ndërmarrë hapat e duhur drejt lirimit te rrugëve nga barrikadat dhe përgjegjësia apo ndihma minimale që po i’u ofrohet zyrtarëve policor nga shteti te cilin janë duke e mbrojtur për 19 ditë rresht nga armiku!”, i ka thënë ai Insajderit.

    Ndërkohë, janë publikuar pamje edhe nga Merdarja, nga ana e Kosovës, pikë kjo që po vazhdon të jetë e mbyllur shkaku që në territorin serb kah ana e Serbisë janë vendosur barrikada.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark