Ju falet nëse deri tani keni menduar se një dietë bimore është mënyra më e mirë për të jetuar më gjatë.
Tani, hulumtuesit kanadezë kanë zbuluar se ata që hanë më shumë se dy porcione djathë në ditë kanë zvogëlim të shanseve për të pësuar sulm në tru apo për t’u diagnostikuar me sëmundje kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.
Studimi ka analizuar 130,000 njerëz mes moshave 35 dhe 70 vjet, nga 21 shtete të ndryshme.
Ata të cilët kishin ngrënë më pak se gjysmë porcioni djathë në ditë, kishin pasur një shkallë të vdekjes deri në 44.4%.
Mahshid Dehghan, udhëheqësi i këtij studimi, ka deklaruar se zbulimet e tyre e mbështetin idenë se konsumimi i produkteve të bulmetit mund të jetë i mirë për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të vdekjes, e posaçërisht në shtetet e varfra dhe të mesme ku konsumimi i bulmetit është shumë më i ulët sesa në Amerikë Veriore apo në Evropë.
“LADbible” raporton se edhe një studim tjetër nga Universiteti i Teksasit ka zbuluar se konsumimi i djathit mund t’jua ulë rreziqet për kancer në mëlçi.
Djathi më i vjetër përmban spermidine, e cila ju ndihmon t’i parandaloni dy prej llojeve më të zakonshme të kancerit të mëlçisë – fibrozën e mëlçisë dhe hepatocellular carcinoma – duke i ndaluar qelizat e dëmtuara të shumëfishohen.