×
  • Sport
  • Sport

    Dje njoftoi largimin nga United – Jose Mourinho kërkon Mason Greenwoodin te Roma

    Insajderi
    22 August 2023 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur me sulmuesin Mason Greenwood në një telefonatë private së fundmi.

    21-vjeçari ka pranuar të largohet nga Manchester United me pëlqim reciprok në javët në vijim.

    Sulmuesi, për të cilin United ka këmbëngulur se është i pafajshëm për akuzat që u ngritën kundër tij në fillim të vitit 2022, nuk do të luajë më kurrë për ekipin e parë të United.

    Megjithatë, djaloshi i talentuar ka klube që e duan gjithandej Evropës dhe një vjen nga Serie A që ka shprehur dëshirë ta transferojë.

    Sipas mediumit The Sun, Mourinho foli me Greenwood për ta pyetur për një lëvizje të mundshme huazimi te Roma.

    Të dy janë njohur mirë, duke pasur parasysh kohën e Mourinhos si trajner i United disa vite më parë.

    Por, nuk dihet ende se si do të pritej një transferim i tillë në Itali shkaku i problemeve të sulmuesit anglez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark