×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Djegia e fabrikës së plastikës në Drenas, reagon organizata ‘Ta pastrojmë Kosovën’: Janë liruar substanca të dëmshme

    Insajderi
    11 March 2024 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit, ka reaguar organizara “Ta pastrojmë Kosovën, duke thënë se janë të shqetësuar thellë nga ky lajm.

    Përpos që ndjejnë keqardhje për humbjet e bizensit në fjalë, nga kjo organizatë kanë theksuar se janë të shqetësuar nga dëmet që janë shkaktuar në mjedis, duke u liruar substanca të dëmshme.

    “Djegia e tonelatave të plastikës dhe produkteve të prodhuara, përveç dëmit material, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis, duke liruar substanca të dëmshme si Dioksidi i sulfurit (SO2), Azoti (NO2), dhe Monoksidi i karbonit (CO), të cilat rrisin rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe shqetësimeve respiratore”, thuhet në reagim.

    Tutje thuhet se është jetike që të gjithë akterët përgjegjës të marrin hapa të menjëhershëm për të adresuar këto shqetësime serioze për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit.

    Ne qëndrojmë në krah të komunitetit dhe shprehim solidaritetin tonë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje. Është jetike që të gjithë akterët përgjegjës të marrin hapa të menjëhershëm për të adresuar këto shqetësime serioze për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit”, thuhet në reagimin e organizatës “Ta pastrojmë Kosovën”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark