×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Djegia e trafos – KEDS del me njoftim, tregon se disa lagje kanë mbetur pa rrymë

    Insajderi
    03 April 2024 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një trafo e energjisë elektrike është djegur sot në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Si pasojë e kësaj disa lagje të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike.

    Për këtë me njoftim ka dalë KEDS ku ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

    “Ju informojmë se para rreth një ore ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë”, thuhet në njoftimin e KEDS.

    KEDS ka shtuar se aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë.

    “Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark